Bota

E dhimbshme/ Shkoi për t’u shtruar në spital se kishte simptoma koronavirusi. Mjekët i ‘mbyllin’ dyert të moshuarës spanjolle, ajo qan në krahët e fëmijëve (VD)

Në pamjet e publikuara nga mediat vendase, shihet se si e moshuara është ulur në një stol përpara spitalit, dhe qan ndërkohë që të afërmit e përqafojnë. 

SPANJË– Një e moshuar , të cilës para disa orësh i kishte vdekur bashkëshorti, është drejtuar për në spital, pasi dyshonte se ishte me koronavirus. Mirëpo asaj i është refuzuar shërbimi pasi sipas mjekëve ajo nuk ishte në gjendje të rëndë.

Në pamjet e publikuara nga mediat vendase, shihet se si e moshuara është ulur në një stol përpara spitalit, dhe qan ndërkohë që të afërmit e përqafojnë.

E vetmja këshillë që i kanë dhënë doktorët është që ajo të vetëizolohet

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani në Spanjë janë regjistruar 7,700 infektime me covid-19 dhe 288 vdekje. Më i godituri është kryeqyteti Madrid ku spitalet janë të tejmbushur me pacientë.

Situata është aq e rëndë sa doktorët kanë nxitur pacientët me simptoma të lehta të qëndrojnë larg.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment