Bota

E moshuara në Gjermani u lë 6.2 milion dollarë pasuri fqinjëve të saj

Komuniteti që kanë trashëguar pasurinë janë të detyruar që ta përdorin atë për të rregulluar infrastrukturën e zonës dhe ta mbajnë atë të pastërt dhe të rregullt
Featured image of article: E moshuara në Gjermani u lë 6.2 milion dollarë pasuri fqinjëve të saj Renate Weldel dhe Alfred Weldel

GJERMANI- Banorët e një komuniteti në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar një pasuri prej 6.2 milion eurosh nga fqinja e tyre pasi ajo ndërroi ajo. E moshuara që la këtë pasuri ishte Renate Weldel e cila kishte jetuar në Hesse të Gjermanisë qendrore së bashku me burrin e saj Alfred Wedel. Alfred ka qenë një njeri me fuqi dhe shume i suksesshëm në bursë duke bërë një pasuri marramendëse. Pas vdekjes së tij në 2014-ën, Renate shkoi në një azil në Frankfurt deri në vitin 2019 ku vdiq në moshën 81-vjeçare.

Në trashgimninë e saj, Renate kishte lënë pasuri, aksione dhe sende me vlerë. Komuniteti që kanë trashëguar pasurinë janë të detyruar që ta përdorin atë për të rregulluar infrastrukturën e zonës dhe ta mbajnë atë të pastër dhe të rregullt. Në një deklaratë Komuniteti i Waldsolms ka falënderuar çiftin për pasurinë që i kanë lënë dhe janë shprehur se do e menaxhojnë me përgjegjësi atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Komuniteti i Waldsolms falënderon pas vdekjes çiftin Wedel për këtë trashëgimi të rëndësishme. Ne do të merremi me të me shumë përgjegjësi, do të zhvillojmë komunitetin tonë për të mirën e të gjithëve dhe do t’i kujtojmë gjithmonë ata të dy,” tha Komuniteti.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment