Aktualitet

E moshuara donte të futej në treg për të blerë ushqime/ Gazetari nuk e lejon, merr përsipër punën e shtetit, me mikrofon në dorë i ‘psonis’ fruta e perime

  • “Blindohet” tregu i Kombinatit, Policia vendos postbllok
  • Një shembull është gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili gjatë transmetimit ‘live’ i bëri pazarin një të moshuare, të cilën nuk e lejoi që të futej në tregun e Kombinatin.
    Featured image of article: E moshuara donte të futej në treg për të blerë ushqime/ Gazetari nuk e lejon, merr përsipër punën e shtetit, me mikrofon në dorë i ‘psonis’ fruta e perime Pamje nga tregu

    TIRANË- Vendi po kalon ditë të vështira për shkak të koronavirusit. Por mesa duket kanë mbetur ende njerëz të mirë që janë altruistë dhe ndihmojnë të tjerët.

    Një shembull është gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili gjatë transmetimit ‘live’ i bëri pazarin një të moshuare, të cilën nuk e lejoi që të futej në tregun e Kombinatin.

    “Jam 84-vjeçare kam edhe një burrë 87 vjeç edhe ilaçet se e kam me diabet, si nuk me tha njeri a do lëng frutash ky burrë apo jo, kam tre javë brenda,”-i tha e moshuara. 

    Edhe pse me mikrofon në dorë, gazetari nuk e ka pasur kompleks për të blerë fruta dhe perime për të moshuarën. Pasi mbaroi me gjithë psonisjen, Rusta shkoi jashtë për t’ja dorëzuar gjithë ç’kishte blerë asaj, ndërkohë që përballë kishin efektivët e policisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndonëse të moshuarit e kanë të ndaluar që të dalin nga shtëpia, sërish efektivët lejuan që ajo të qëndronte jashtë, ndërsa punën e shtetit kanë filluar që ta bëjnë gazetarët. Aty ku duhet që të ishte caktuar në punëonjës social për të ndihmuar të moshuarën, ajo është lënë vetëm për t’u përballur çdo ditë me koronavirusin.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment