Aktualitet

E mori në telefon pas krimit, gazetarja Dorjana Bezati rrëfen bisedën me Marjus Demën: Vetëm qante, më tha që ishte faji i mjekëve për vdekjen e Qemës, e vonuan

E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Bezati tha se Dema vetëm qante në telefon dhe se i kishte thënë se gjithçka kishte nisur si një lojë fillimisht por që përgjegjës për vdekjen kishte bërë mjekët.
Featured image of article: E mori në telefon pas krimit, gazetarja Dorjana Bezati rrëfen bisedën me Marjus Demën: Vetëm qante, më tha që ishte faji i mjekëve për vdekjen e Qemës, e vonuan Dorjana Bezati

TIRANË– Gazetarja Dorjana Bezati ka rrëfyer se Marjus Dema, autori i vrasjes së Mehmet Qemës, e ka kontaktuar në telefon pas krimit të rëndë. E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Bezati tha se Dema vetëm qante në telefon dhe se i kishte thënë se gjithçka kishte nisur si një lojë fillimisht por që përgjegjës për vdekjen kishte bërë mjekët.

Sipas Bezatit, Dema i kishte thënë se ata e kishin çuar Qemën njëherë tek QSUT-ja më pas në spitalin e Traumës dhe se kjo gjë ka sjellë vdekjen e të riut.

“Vrasja e të riut në Tiiranë ndodhi mbrëmë dhe autori më shkroi në rrjetin social. Më tha se quhem Marjus Dema,  u shpreh se është në kërkim policor, tha se kam vrarë shokun, por e kam bërë pa dashje. Dema thoshte se viktimën e kishte vëlla dhe deklaronte se gjithçka nisi si lojë, duke hedhur akuza se përgjegjës për vdekjen ishin bluzat e bardha. Ai pretendon se miqtë e kanë çuar në fillim te QSUT, pastaj është dërguar tek Trauma.Sipas tij, kjo vonesë, ka shkakuar vdekjen.

Autori ishte i tronditur. Më tha se armën e gjeta. Ndërsa, sot ka thënë se armën e zjarrit në tavolinë e solli viktima. Në vendngjarje kanë qenë në total shtatë të rinj, ku vetëm njëri është vetëdorëzuar, një nga pesë individët që kërkohen. Hetuesit do zbulojnë se kush solli armën në tavolinë. Ambjenti i lokalit ku ndodhi vrasja ishte marrë me qira nga Dema. Aty janë gjetur server të dyshimta, mund të përdoren për monedha elektronike, andaj policia e grupi hetimor po heton. Banorët kanë menduar se ishin fishekzjarre, por më vonë kanë kuptuar se ishte vrasje. Dema akuzohet për vrasje me dashje,”- deklaroi gazetarja Bezati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment