Politike

“E mora nga bankat dhe e futa në PS”, Kryemadhi flet për Bushatin: S’e mohoj dot, është socialist

Kryetarja e LSI-së është shprehur se ish-ministri për punët e jashtme është socialist dhe ajo nuk e mohon dot kë të gjë.
Featured image of article: “E mora nga bankat dhe e futa në PS”, Kryemadhi flet për Bushatin: S’e mohoj dot, është socialist Monika Kryemadhi dhe Ditmir Bushati

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se ish-ministri Ditmir Bushati është socialist. E ftuar në “Real Story”, teksa fliste për situatën aktuale dhe politike në Shqipëri, Kryemadhi përmendi edhe Bushatin.

Në lidhje me të, kryetarja e LDI-së u shpreh se ai është socialist dhe se ka qenë vetë ajo që e ka futur në Partinë Socialiste.

Më tej, Kryemadhi shtoi se s’mund të quajë socialist ministrat e rinj si Besa Shahini, pasi ata sipas kryetares së LSI-së s’kanë përgjegjësi ndaj votuesve.

Se mohoj dot që s’është socialist Ditmir Bushati se e kam marr vetë. E kam marr vetë Ditmir Bushatin, e kam bërë unë anëtar të PS-së atë. E kam marr nga bankat e Petro Ninit dhe e futa në PS. Nuk e mohoj dot që s’është socialist ai. Ashtu sic mund të them për Besa Shahinin që s’është socialiste, s’ka përgjegjësi,”– u shpreh Monika Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment