Bota

“E mirë, apo jo?”/ Donald Trump në telashe, gruaja e paidentifikuar ngre akuza: Jeffrey Epstein më prezantoi para presidentit të SHBA-së kur isha vetëm 14-vjeçe

Gruaja, e cila nuk është identifikuar, pretendon se kur ishte 14-vjeç, miliarderi e çoi në Mar-a-LAgo, ku i tregoi asaj Donald Trump. Epstein, sipas saj, e zgjodhi, atë e çoi para Trump dhe i tha: “Kjo është e mirë, apo jo”?
Featured image of article: “E mirë, apo jo?”/ Donald Trump në telashe, gruaja e paidentifikuar ngre akuza: Jeffrey Epstein më prezantoi para presidentit të SHBA-së kur isha vetëm 14-vjeçe Donald trump, Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein

SHBA-Donald Trump është një dëshmitar i mundshëm i ngjarjeve të abuzimit të Jeffrey Epstein, pasi një grua pretendon se ky i fundit e kishte prezantuar atë para Presidentit të SHBA.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar, pretendon se kur ishte 14-vjeç, miliarderi e çoi në Mar-a-LAgo, ku i tregoi asaj Donald Trump. Epstein, sipas saj, e zgjodhi, atë e çoi para Trump dhe i tha: “Kjo është e mirë, apo jo”?

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë informacion nëse Trump e dinte që ajo ishte e mitur ose ishte e përfshirë në ndonjë abuzim.

Pretendimet e saj u bënë në një padi civile  por aspektet e llogarisë së saj i ngjajnë  akuzave të zbuluara javën e kaluar kundër Maxwell pas arrestimit të saj në shtëpinë luksoze të New Hampshire në të cilën ishte fshehur. Prokurorët federal kanë ngritur akuza ndaj Maxëell, 58 vjeç, për një seri të veprave penale duke përfshirë edhe abuzimin seksual e tre vajzave të mitur kur ishin të moshës 14 vjeçe.

Tre viktimat u abuzuan seksualisht midis 1994 dhe 1997.  Gruaja që përmend Trump në rastin e saj pretendon se ajo abuzohej nga  Epsteini. Në çështjen civile, gruaja pretendon se ajo ishte vetëm 13 vjeç kur ajo u takua me Epsteinin dhe Maxell në një kamp për artet interpretuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave të huaja Donald Trump dhe Maxwell ishin shokë ndërkohë disa pamje të kapura nga NBC Neës në 1992 treguan dy burrat që ishin duke marrë pjesë në Mar-a-Lago me tifozët nga Buffalo Bills, me Trump duke thënë: “Shikoni atë … ajo është e nxehtë”.

Dhe në 1997, Trump udhëtoi  nga Palm Beach në Neëark, New Jersey, për të takuar  Epsteinit me Maxwell ndërsa në vitet pasuese Epstein, Maxëell, Trump dhe e dashura e tij e atëhershme, tani zonja e parë, Melania Knauss u fotografuan duke u shoqëruar së bashku.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment