BotaKuriozitete

E mira e Covid-19/ Habit STUDIMI në Angli: Më shumë se 1 milion njerëz kanë lënë duhanin nga frika e pandemisë

Sipas studimit 41%  e personave që kanë lënë duhanin, thanë se shkaku lidhet drejtpërdrejt me koronavirusin.
Featured image of article: E mira e Covid-19/ Habit STUDIMI në Angli: Më shumë se 1 milion njerëz kanë lënë duhanin nga frika e pandemisë Foto Ilustruese

ANGLI-Më shumë se një milion njerëz kanë hequr dorë nga pirja e duhanit që nga goditja e pandemisë Covid-19, thotë një studim mbi pirjen e duhanit dhe shëndetin.

Sipas studimit 41%  e personave që kanë lënë duhanin, thanë se shkaku lidhet drejtpërdrejt me koronavirusin. University College London (UCL) konstatoi se janë më shumë njerëz që kanë lënë duhanin nga fillimi i vitit deri në qershor 2020 sesa çdo vit tjetër, që nga fillimi i studimit të tij në 2007.

Sipas ekspertëve, duhanpirësit mund të rrezikojnë simptoma më të rënda Covidi dhe kjo mesa duket i ka shtyrë të lënë cigaren. Një nga ekspertët e studimit, Deborah Arnott tha se “Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur të lenë duhanin që nga koha kur Covid-19 goditi Britaninë, por miliona të tjerë kanë vazhduar pirjen e duhanit”.

Në total, rreth 7 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ishin duhanpirës në vitin 2019.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Terrence Craggs, i cili jeton në Newcastle, u largua nga pirja e duhanit pasi kaloi kohë në spital me oksigjen megjithëse testi i tij i koronavirusit ishte negativ.

“Unë mezi merrja frymë. Unë isha duke vuajtur për ajër gjatë gjithë kohës.” tha ai. Në Veri-Lindje të Anglisë është parë një rënie më e madhe e duhanpirësve.

Burimi;BBC

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment