Showbiz

E mbyllur në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, Aurela Hoxha tregon jetën në karantinë: Jam myslimane dhe shkoj në kishë. Po gatuaj, lexoj dhe lutem shumë për ju

VIDEO
Ndër të tjera, modelja shton se rutina e saj nuk është se ka ndryshuar shumë sepse dëshira e saj ka qenë gjithmonë që të qëndrojë brenda, edhe kur nuk ka qenë e detyrueshme.
Featured image of article: E mbyllur në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, Aurela Hoxha tregon jetën në karantinë: Jam myslimane dhe shkoj në kishë. Po gatuaj, lexoj dhe lutem shumë për ju Aurela Hoxha
Përditësuar:

TIRANË– Modelja Aurela Hoxha ka treguar se si po e kalon periudhën e karantinimit në Barcelonë. Në një lidhje me Skype në emisionin ‘Rudina”, modelja u shpreh se në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet Spanja si pasojë e koronavirusit, ajo po lexon më shumë, por edhe lutet. Aurela thotë se beson vetëm një Zot, shkon në kishë, por edhe në xhami. Ndër të tjera, modelja shton se rutina e saj nuk është se ka ndryshuar shumë sepse dëshira e saj ka qenë gjithmonë që të qëndrojë brenda, edhe kur nuk ka qenë e detyrueshme.

Të them të vërtetën nuk është se ka ndryshuar shumë rutina ime sepse edhe kur nuk ishte ky detyrim, unë gjithsesi dëshira ime për të gatuar ka disa kohë që ka filluar dhe unë vazhdoj e bëj njësoj. Ndoshta kam filluar të lexoj pak më shumë, të lutem pak më shumë. Është një moment ku realisht po lutem për të gjithë. Unë jam myslimane. Shkoj në kishë dhe në xhami dhe nuk e kam bërë këtë ndarje, që e vogël kam besuar vetëm një Zot dhe mënyra si unë lutem dhe besoj nuk është fare e ndikuar nga fetë. Kam marrë shpeshherë kritika sepse mbiemri im Hoxha, edhe duke qenë se shkoj në kishë, duket si diçka shumë e çuditshme për shumë njerëz. Por realisht unë besoj vetëm një Zot, besoj në kishë, besoj në xhami. Të gjithë ne duhet të lutemi në mënyrën tonë, në mënyrën si ne besojmë. Në këto momente jam në Barcelonë. Këtu nuk ka shumë që ka filluar mbyllja. Përpara kësaj unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluan një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe famija ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë,”– tha Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 15 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 410 mijë të tjerë. Lajme të mira na vijnë nga Kina, pasi aty në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19. Në Europë, vendi më i prekur është Italia. Por nuk mbetet pas as Spanja, e cila shënon me qindra të vdekur çdo ditë duke kapur shifrën e 2300 personave që kanë ndërruar jetë. Në Shqipëri deri më tani ka 123 persona të infektuar dhe 5 viktima.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment