Politike

E mbrojti për paketën anti-shpifje, Rama i rinovon mandatin Harlem Desirit. Kundërshtohet nga vendet e OSBE

Sipas medias Der Strandard, Rama i ka kërkuar rinovimin edhe për tre vite të tjera mandatin e Harlem Desir, si përfaqësues për Lirinë e Medias.
Featured image of article: E mbrojti për paketën anti-shpifje, Rama i rinovon mandatin Harlem Desirit. Kundërshtohet nga vendet e OSBE Harlem Desir

AUSTRI- Edi Rama në cilësinë e kreut të radhës së OSBE-së, mësohet se ketë marrë një vendim për bashkëpunëtorët e tij. Sipas medias Der Strandard, Rama i ka kërkuar rinovimin edhe për tre vite të tjera mandatin e Harlem Desir, si përfaqësues për Lirinë e Medias.

Më tej në shkrim theksohet se rinovimi i mandatit të Desir është një kthim nderi nga Rama, pasi zyrtari i OSBE mbajti një qëndrim pro Kryeministrit të Shqipërisë për paketën anti-shpifje. Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi se paketa ligjore antishpifje e propozuar nga qeveria Rama nuk shkel standardet e OSBE e mund të miratohet. Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore.

Nga ana tjetër Azerbajxhani është kundër zgjatjes së mandatit të ardhshëm të Përfaqësuesit të Mediave të OSBE-së Harlem Désir. Mësohet se pa miratimin e të gjitha 57 vendeve anëtare të OSBE-së, Desir nuk mund të vijojë të qëndrojë në detyrë pavarësisht dëshirës së Ramës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paketa antishpifje tashmë ka mbetur pezull pas opinionit të Komisionit të Venecias, i cili gjeti shumë shkelje dhe i bëri thirrje qeverisë dhe Kuvendit të reflektonin. Në opinionin përfundimtar, Venecia bënte me dije  paketa cënon lirinë e shprehjes dhe ishte kundër propozimit për ndryshimin e strukturës së AMA-s.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment