Showbiz

E mbajtën të fshehtë për 8 vite me radhë! Nik Xhelilaj i jep fund lidhjes me aktoren turke, ky është shkaku

Nuk Xhelilaj i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Gokçe Bahadir. Shkak i ndarjes është bërë distanca mes tyre dhe udhëtimet e shpeshta të shqiptarit simpatik.
Featured image of article: E mbajtën të fshehtë për 8 vite me radhë! Nik Xhelilaj i jep fund lidhjes me aktoren turke, ky është shkaku Gokçe Bahadir dhe Nik Xhelilaj
Përditësuar:

TURQI- Aktori i njohur shqiptar, Nik Xheliaj, po korr sukses jo vetëm në shtetin turk por edhe në Gjermani. Por, Nik Xhelilajt nuk i kanë shkuar edhe aq mirë gjërat në jetën private.

Vitin e kaluar mediat turke shkruajnë se ai dhe aktorja Gokçe Bahadir, ishin në një lidhje prej 8 vitesh, romancë kjo që nisi në xhirimet e filmit ”Qyteti i humbur”.  Dy aktorët e mbajtën sekret lidhjen e tyre për vite me radhë, por thuhet se kohët e fundit ata i kanë dhënë fund asaj.

Shkak i kësaj ndarjeje është bërë bërë distanca mes tyre dhe udhëtimet e shpeshta të shqiptarit simpatik, pasi sikundër e dimë karriera e tij është e ndarë mes Turqisë dhe Gjermanisë. Ndërkohë, nga vetë protagonistët nuk ka ende asnjë deklaratë apo prononcim për të ndarje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nik Xheliaj tashmë do të jetë  pjesë e serialit më të ri që nis së shpejti transmetimin në televizionin publik TRT. Djaloshi shqiptar do t’i japë jetë një personazhi historik në serialin “Uyanış Büyük Selçuklu”, ndërsa do të luajë krah aktorëve më në zë turq si: Buğra Gülsoy, Ekin Koç, Leyla Tuğutlu, Sevda Erginci, Gürkan Uygun, Mehmet Özgür, Osman Sonant, Hatice Şendil, İlker Kızmaz dhe Cemal Toktaş.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment