Aktualitet

E marta e bekuar! U digjet makina rrugës, vajzat nuk dorëzohen, vazhdojnë udhëtimin për tek Kisha e Laçit

Dy vajzave u është djegur makina rrugës për tek Kisha e Laçit. Megjithatë ato kanë vijuar rrugëtimin duke e lënë pas makinën e tyre.

LAÇ– Një makinë është djegur rrugës për në kishën e Shna Ndojt.  Makina tip “Benz” dyshohet se ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Edhe pse makina e tyre u dogj, dy vajzat të cilat ndodheshin brenda mjetit kanë vijuar udhëtimin e tyre për në vendin e shenjtë.

Sot ishte e marta e parë e bekuar, nga 13-të që zhvillohen gjithsej para ditës së shenjtë të 13 qershorit. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Shto Koment