Showbiz

E lumtur me të dashurin biznesmen, zbulohet imazhi i qartë i mashkullit që i vodhi zemrën Genta Ismajlit (FOTO)

Së fundmi po qarkullon një tjetër foto në rrjet ku të dy duken më qartë dhe sëbashku pozojnë buzëqeshur krah njëri-tjetrit.
Featured image of article: E lumtur me të dashurin biznesmen, zbulohet imazhi i qartë i mashkullit që i vodhi zemrën Genta Ismajlit (FOTO) Genta Ismajli

TIRANË- Prej disa javësh u pa që këngëtarja e njohur  shqiptare, Genta Ismajli ndodhej në Turqi nga ku u mësua se po punonte për projektin e saj të ri.

Dhe këtë ngjarje e publikuan edhe mediat turke, ku këngëtarja shqiptare mbushi me fotot seksi e provokuese kopertinat e revistave dhe faqet e para të gazetave turke.

E megjithatë nga puna në Turqi, Genta udhëtoi drejt Zvicrës nga ku atje u shfaq krah të dashurit  të  saj  në një event publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në videon  që qarkulloi në mediat rozë Genta shfaqej  e veshur me të bardha dhe mjaftë e lumtur krah të dashurit të saj të ri, por ky i fundit nuk arrihej të shikohej qartë si dhe nuk dihej identiteti i tij apo sa kohë kanë në lidhje.

Së fundmi po qarkullon një tjetër foto në rrjet ku të dy duken më qartë dhe sëbashku pozojnë buzëqeshur krah njëri-tjetrit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment