Showbiz

“E lodhur por me zemrën plot”, pasi ndihmoi dy familjet në Bubq, Bebe Rexha niset për koncert drejt SHBA (FOTO)

Ndërsa qëndrimi i saj nuk ka qenë shumë i gjatë në Shqipëri dhe është nisur sërish drejt SHBA-së.
Featured image of article: “E lodhur por me zemrën plot”, pasi ndihmoi dy familjet në Bubq, Bebe Rexha niset për koncert drejt SHBA (FOTO) Bebe Rexha

TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore para dy ditësh arriti në Shqipëri për të parë nga afër situatën në të cilën është kthyer vendi jonë pas tërmetit të 26 nëntorit që u mori jetën 51 njerëzve dhe plagosi mbi 900 të tjerë.

Bebe u pa që si fillim vizitoi fshatin Bubq ku dhe premtoi se do ndihmojë në ndërtimin e dy shtëpive.

Në fjalimin e saj nga Bubqi ajo tha se është shumë e prekur dhe me zemër të thyer për këtë tragjedi që përjetoi Shqipëria.

Ajo bëri thirrje për një ndihmë ndërkombëtare, jo vetëm nga shqiptarët, si dhe theksoi, se sado e famshme të jesh apo të arrish majat e karrierës nuk do e harroj kurrë se prej nga vij, kjo është origjina ime, tha ajo.

Ndërsa qëndrimi i saj nuk ka qenë shumë i gjatë në Shqipëri dhe është nisur sërish drejt SHBA-së.

Nga avioni dhe ajo ka shkrepur një foto dhe teksa e ka postuar ka shkruar: Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur por zemra ime është plot. Ndalesa e radhës për koncert është Chicago”. 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment