Diaspora

E larguar nga Shqipëria prej 30 vitesh, aktorja shqiptare dhuron respiratorë për spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë

FOTO
Zhaklina ka dhuruar disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për të ndihmuar më shumë pacientët e infektuar nga Covid-19.
Featured image of article: E larguar nga Shqipëria prej 30 vitesh, aktorja shqiptare dhuron respiratorë për spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë Aktorja shqiptare në Zvicër,   Zhaklina Dhimojani Blättler.

ZVICËR – Aktorja e njohur shqiptare,  Zhaklina Dhimojani Blättler e cila është larguar prej në vitet ’90 nga Shqipëria duket se nuk e ka harruar kurrë vendin e saj. Ajo ka dhuruar disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për të ndihmuar më shumë pacientët e infektuar nga Covid-19.

Ky lajm është bërë me dije nga abasada shqiptare në Bernë, ku në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare ambasada ka falenderuar aktoren për donacionin e saj.  Por më tej në njoftim tregohet se aktorja gjatë 30 viteve që ka  punuar dhe jetuar në Zvicër ka ndihmuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, vendi nga ku ka origjinën.

Postimi i Plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19. Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën.

A.C/Dosja.al

Shto Koment