Sport

E larguan nga Manchester United, Zaha u hakmorr duke i shënuar 2 gola: Thonin se shkoja me vajzën e trajnerit

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë firmosi në vitin 2013 me Manchester United dhe u konsiderua si blerja më premtuese për “Djajtë e Kuq”
Featured image of article: E larguan nga Manchester United, Zaha u hakmorr duke i shënuar 2 gola: Thonin se shkoja me vajzën e trajnerit Wilfred Zaha

ANGLI– Manchester United u mund dje 3-1 nga Crystal Palace në javën e parë të kampionatit për “Djajtë e Kuq”. Wilfred Zaha,ish-sulmuesi arriti të shënojë një dy golësh,me lojtarin që e larguan pa shumë probleme e me një “etiketë” aspak të bukur.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë firmosi në vitin 2013 me Manchester United dhe u konsiderua si blerja më premtuese për “Djajtë e Kuq”. Ish-tekniku i asaj kohe David Moyes e mori nga Crystal Palace, por katapultimi në një nga klubet më të rëndësishme u kthye në makth për lojtarin.Në dhomat e zhveshjes së klubit u përhap një thashethem sikur lojtari shkonte në shtrat me vajzën e trajnerit. Në një intervistë me Rio Ferdinand, Zaha rikthehet të flasë për ato vite që ishin si një ferr.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në klub askush nuk më tha gjë, nuk dija çfarë të bëja. Më kujtohet që kisha postuar diçka si ‘thashetheme budallallëqe’. E pastaj nga klubi më thanë ‘nuk duhej të bëjë këtë, e as këtë’, askush nuk më ndihmoi. Unë isha aty, vetëm, e kisha probleme sepse njerëzit thoshin se shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit e se për këtë nuk luaja”. Kjo histori zgjati aq shumë sa në një pikë mu duk absurde që trajneri nuk vinte të më thoshte dicka në lidhje me këtë. Akoma edhe sot njerëzit mendojnë se është një histori e vërtetë. E të mendosh që unë as e kam njohur vajzën e Moyes!”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment