Aktualitet

“Vajza e kuptoi kur po shkonim tek Mali me Gropa, filloi të qante”/ I penduari i drejtësisë tregon moment kur Shkëlzen Buci vrau Eglantinën: E qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj telefonoi të atin dhe i tha se mbaroi punë

I penduari i drejtësisë ka treguar momentet kur Shkëlzen Buci vrau Eglantinën. Ai shprehet se vëllai e ka qëlluar me një plumb në faqe të motrën. Sipas tij më pas Shkëlzeni ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se e kreu punën.
Featured image of article: “Vajza e kuptoi kur po shkonim tek Mali me Gropa, filloi të qante”/ I penduari i drejtësisë tregon moment kur Shkëlzen Buci vrau Eglantinën: E qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj telefonoi të atin dhe i tha se mbaroi punë Eglantina Buci

TIRANË- Një dëshmitar ka treguar detaje tronditëse nga vrasja e 8 viteve më parë të Eglantina Bucit në Malin me Gropa. Para oficerëve të policisë, bashkëpunëtori i drejtësisë (i cili ka marrë statusin e të pandehurit) ka treguar se ka qenë prezent në momentin që Shkëlzen Buci vrau me armë motrën e tij, Elgantina Buci.

Sipas dëshmitarit, fillimisht  Shkëlzen Buci dhe Faik Buci i kanë kërkuar ai që të kishte lidhje intime me Eglantinën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta gjenin. Dëshmitari tregon më tej se disa ditë para vrasjes, ai ka pirë kafe me Egantinën, Shkëlzenin dhe Faiku në në lokal në afërsi të Kafes së Rremës në Tiranë, ku ishte prezent edhe i dashuri i vajzës. Kjo sipas tij ishte një kafe “pajtimi”.

Ai tregon më tej se pas disa ditësh Shkëlzeni mori në makinë Gof 2 atë dhe motrën e tij pasi kishte dëshirë të pinte kafe me ta. Por, hipën në makinë Shkëlzeni e çoi Eglantinën tek Mali me Gropa, ku aty edhe e vrau me armë.  Dëshmitari tregon më tej se Shkëlzeni vrau të motrën me një plumb në futyrë dhe më pas telefonoi të atin dhe i tha që e kreu punën.

RRËFIMI: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë jam mik me Shkëlzen Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha. Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërkoi  të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare.

Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohen me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi që e vrau e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë. Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye! Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë. 

Vrasja e Eglantina Bucit  është zbardhur 8 vite pas vdekjes së saj. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua dy ditë më parë  babai i saj, Faik Buci. Ndërkohë në qeli është edhe Shkëlzen Buci. Familja e saj nuk e ka pranuar lidhjen me një djalë, duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes. Për këtë ngjarje në polici Faik Buci ka dhënë dy dëshmi kontradiktore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment