Sport

E krahasonin me Franck Kessie, ish-futbollisti i Atalantës ndërron jetë në moshën 21-vjeçare, vuante nga…

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po luftonte me kancerin e mëlçisë. As ndihma e disa anëtarëve të Federatës, të cilët kishin mbledhur fonde për të ndihmuar me shpenzimet e kurimit nuk e ndihmoi atë
Featured image of article: E krahasonin me Franck Kessie, ish-futbollisti i Atalantës ndërron jetë në moshën 21-vjeçare, vuante nga… Willy Braciano Ta Bi

BREGU I FILDISHTË-Willy Braciano Ta Bi, ish-futbollisti i Atalantës ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po luftonte me kancerin e mëlçisë. As ndihma e disa anëtarëve të Federatës, të cilët kishin mbledhur fonde për të ndihmuar me shpenzimet e kurimit nuk e ndihmoi atë.

Ai ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar me kurën, ndërsa muajt e fundit mbylli marrëdhënien me klubin bergamask, për t’u kthyer në Bregun e Fildishtë, ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Willy Braciano Ta Bi e kishin krahasuar me Franck Kessie për karakteristikat e njëjta me futbollistin e Milanit. Ai u huazua për një periudhë të shkurtër  te Pescara, por shfaqja e sëmundjes e pengoi ta vijonte karrierën në Abruzzo.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment