Showbiz

E krahasojnë me Putin! Njerëzit online gjykojnë veprimet e Emanuel Macron teksa ndodhet për pushime në jug të Francës

FOTO
Para se të kthehej në detyrat e tij, Macron mori kohën për t’u çlodhur, sipas revistës franceze “Voici”, me sportin e tij të preferuar të ujit, ski në ujërat e Mesdheut, i shoqëruar nga gruaja e tij, Brigitte dhe dy vajzat e tij të birësuara.
Featured image of article: E krahasojnë me Putin! Njerëzit online gjykojnë veprimet e Emanuel Macron teksa ndodhet për pushime në jug të Francës Emanuel Macron

FRANCE– Presidenti Macron ka vendosur që të shkëputet pak nga puna e lodhshme dhe të marrë disa ditë të mira pushimi.

Presidenti francez është zhvendosur në Fort de Breganson në jug të Francës që nga 29 korriku për të pushuar, megjithëse ditët e relaksimit janë ndërprerë nga shpërthimi vdekjeprurës në Beirut më 4 gusht.

Sidoqoftë, para se të kthehej në detyrat e tij, Macron mori kohën për t’u çlodhur, sipas revistës franceze “Voici”, me sportin e tij të preferuar të ujit, ski në ujërat e Mesdheut, i shoqëruar nga gruaja e tij, Brigitte dhe dy vajzat e tij të birësuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ai bëri disa shëtitje solo. Ai dukej i lumtur. Ai madje bëri disa kalime të shkëlqyera me jet ski duke spërkature me ujë rojet e tij “-tha një dëshmitar për revistën.

Markon

Në Twitter disa persona po e akuzojnë presidentin për argëtim në kohën kur pandemia e koronavirusit po e ul ekonominë franceze në gjunjë dhe disa duke e krahasojnë atë me Putinin.

Twitter

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment