Sport

E krahasoi me një nazist, presidenti DFB-së Fritz Keller ofron dorëheqjen

Edhe pse ka kërkuar ndjesë, kreu i futbollit gjerman, të hënën e ardhshme, do të dale para gjykatës sportive të DFB-së
Featured image of article: E krahasoi me një nazist, presidenti DFB-së Fritz Keller ofron dorëheqjen

GJERMANI – Fritz Keller, presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka ofruar dorëheqje, pas një seance dëgjimore në një gjykatë sportive që do të mbahet javën e ardhshme. Ai është akuzuar, pasi ka krahasuar një koleg të tij me një gjykatës famëkeq nazistë, raporton ‘Deutsche Welle’.

“Presidenti Fritz Keller në vendimin që e ka marrë vetë, ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqje nga detyra e presidentit, pas përfundimit të procesit në gjykatën sportive të DFB-së të hënën më 17 maj”,- thuhet në një deklaratë të DFB-ja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Keller është kritikuar, pasi kishte krahasuar zëvendëspresidentin e DFB-së, Rainer Kochun, me gjykatësin famëkeq nazistë, Roland Freisler. Gjithsesi, ai kishte kërkuar falje për atë deklarim, që e kishte bërë gjatë mbledhjes së federatës më 23 prill.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment