Rajoni

E konsideroi kompliment paditjen për fyerje ndaj shqiptarëve, ministri serb nuk paraqitet në gjykatë

Ministri serb dhe pse e kishte konsideruar si kompliment padinë e ngritur ndaj tij, nuk ka marrë pjesë në gjyq me shkakun se kishte marrë një ftesë nga gjykata
Featured image of article: E konsideroi kompliment paditjen për fyerje ndaj shqiptarëve, ministri serb nuk paraqitet në gjykatë Aleksandër Vulin

SERBI– Ministri i Mbrojtjes Serbe, Aleksandër Vulin nuk është paraqitur në Gjykatën e Lartë në Beograd për t’u përballur me padinë e ngritur ndaj tij për gjuhë diskriminuese, fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve.

Këtë e ka bëtë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai shkruan se edhe pse ministri serb e kishte konsideruar si kompliment padinë e ngritur ndaj tij, ai nuk ka marrë pjesë në gjyq me shkakun se nuk kishte marrë një ftesë nga gjykata

Postimi i plotë:

VULINI QË DJE FYENTE SHQIPTARËT, SOT NUK E PATI GUXIMIN TË PËRBALLET NË GJYKATËN E BEOGRADIT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, z.Aleksandër Vulin, nuk e pati guximin të paraqitet në Gjykatën e Lartë në Beograd, për t’u përballuar me padinë time të ngritur ndaj tij, për qasje diskriminuese, fyese dhe nënçmuese, ndaj shqiptarëve.

Ministri që njëherësh përdori gjuhë të urrejtjes dhe përbuzëse ndaj bashkështetasve të tij të përkatësisë kombëtare shqiptare, duke e konsideruar edhe padinë timë si kompliment, tashmë po fshihet dhe shmanget me arsyetimin se nuk e ka marrë ftesën nga gjykata.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bazë të përgjegjësive dhe komptencave të tij, nuk do të ndalet së vepruari kundër institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe kriminalizimit të shqiptarëve, aq më pak nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

Demokratizimi i vendit është para së gjithash interes i qytetarëve të tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment