BotaShowbiz

E konfirmon vetë! Aktorja amerikane ka pasur një lidhje me August Alsina gjatë kohës që ishte e martuar, Jada: U ndjeva mirë, nuk jam penduar

Ajo tha se kjo ndodhi për shkak se asokohe , po kalonte një kohë të vështirë me partnerin dhe se mes tyre kishte shumë keqkuptime.  Jada sqaroi se ata u takuan në gusht dhe se gjithçka nisi kur aktorja po e ndihmonte atë për nga ana shëndetësore pasi këngëtari atëherë kishte qenë shumë sëmurë.
Featured image of article: E konfirmon vetë! Aktorja amerikane ka pasur një lidhje me August Alsina gjatë kohës që ishte e martuar, Jada: U ndjeva mirë, nuk jam penduar Jada Smith

SHBA- Aktorja e njohur  amerikane Jada Pinkett Smith ka pranuar që ajo kishte një lidhje me këngëtari  August Alsina ndërsa ishte e martuar me Will Smith. 48-vjeçarja në një intervistë për emisionin Red Table Talk  zbuloi se ajo kishte një  një miqësi me këngëtarin rreth katër vite më parë.

Ajo tha se kjo ndodhi për shkak se asokohe , po kalonte një kohë të vështirë me partnerin dhe se mes tyre kishte shumë keqkuptime.  Jada sqaroi se ata u takuan në gusht dhe se gjithçka nisi kur aktorja po e ndihmonte atë për nga ana shëndetësore pasi këngëtari atëherë kishte qenë shumë sëmurë.

“Dhe gjithçka nisi me të vetëm duke pasur nevojë për ndihmë, duke dashur të ndihmoja shëndetin e tij, gjendjen e tij mendore.” tha ajo.

Ndër të tjera Jada tha se pas një kohe vendosën të ndaheshin me mirëkuptim. Sipas saj marrëdhënia mes tyre ka qenë e bukur dhe se gjatë kësaj kohe ajo kishte mësuar shumë për veten.

“Në procesin e asaj marrëdhënie unë kuptova përfundimisht se nuk mund ta gjesh lumturinë jashtë vetvetes. Unë thjesht doja të ndihesha mire, kishte kohë që nuk e kisha provuar një ndjenjë të tillë… dhe ishte vërtet një gëzim të ndihmoja vetëm për të shëruar dikë.”-shtoi aktorja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu aktorja ka thënë se për lidhjen e saj edhe pse ishte e martuar nuk është penduar për asnjë moment.

“Përmes këtij udhëtimi të veçantë, unë mësova aq shumë për veten time dhe isha në gjendje të përballesha me shumë papjekuri emocionale, pasiguri emocionale,” tha Jada.

Burimi: dailymail.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment