Sport

E konfirmon vetë agjenti i lojtarit, Thiago Silva po shkon te Milani

35-vjeçari ka luajtur më parë me "Djallin". Ai u largua për në Paris në vitin 2012 bashkë me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic
Featured image of article: E konfirmon vetë agjenti i lojtarit, Thiago Silva po shkon te Milani Thiago Silva

Thiago Silva së shpejti pritet të rikthehet te Milani. Nuk bëhet fjalë për një lajm të rëndomtë, sepse e ka konfirmuar disi edhe agjenti i mbrojtësit brazilian.

“Nëse PSG nuk do t’i rinovojë kontratën, atëherë Thiago do të largohet. Ai ruan marrëdhënie shumë të mira me Milanin dhe gjithçka është e mundur. Mos u habisni nëse e shikoni sërish në Milano”, ka deklaruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

35-vjeçari ka luajtur më parë me “Djallin”. Ai u largua për në Paris në vitin 2012 bashkë me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Duket se po vjen dita e rikthimit dhe madje bashkë me shokun e tij.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment