Sport

E konfirmon media italiane/ “Gazzetta dello Sport”: Mirupafshim Edi Reja, divorci i pashmangshëm me Shqipërinë

Një lajmi i bujshëm nga Italia ku thuhet se Edoardo Reja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare.
Featured image of article: E konfirmon media italiane/ “Gazzetta dello Sport”: Mirupafshim Edi Reja, divorci i pashmangshëm me Shqipërinë Edy Reja

ITALI– Skuadra Kombëtare e Shqipërisë e mbylli me një humbje ndaj Francës fazën e saj eliminatore për Kampionatin Evropian Euro2020.

Me shpërndarjen e Kombëtares një ditë pas ndeshjes, mister mbeti fati i trajnerit Edy Reja, i cili nuk dihet nëse do të vijojë të qëndrojë në postin e tij.

Por një lajmi i bujshëm nga Italia ku thuhet se Edoardo Reja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas “Gazzetta dello Sport”, një rinovim kontrate nuk do të ndodhë pasi  shkruan: “Divorc i pashmangshëm i Edi Rejës me FSHF-në”, duke arsyetuar se tekniku italian nuk arriti objektivat me kuqezinjtë.

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese atë kundër Francës”, shkruan media italiane.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment