Politike

E kishte me merak! Evis Kushi zbulon POROSINË që i ka dhënë Besa Shahini para se të merrte postin e ministres së Arsimit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zbuluar se ajo dhe kolegia e saj kanë biseduar për javë të tëra, pasi Shahini kishte me "merak" parlamentin e nxënësve. 
Featured image of article: E kishte me merak! Evis Kushi zbulon POROSINË që i ka dhënë Besa Shahini para se të merrte postin e ministres së Arsimit Evis Kushi dhe Besa Shahini

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zbuluar porosinë që i ka dhënë paraardhësja e saj, Besa Shahini.

E ftuar në studion e Report Tv, ministrja Kushi ka zbuluar se ajo dhe kolegia e saj kanë biseduar për javë të tëra, pasi Shahini kishte me “merak” parlamentin e nxënësve. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne kemi biseduar shumë për një javë të tërë, deri në dekretim, kemi qenë të dyja në zyrë që më informonte për projektet, një çështje që ajo e kishte shumë përzemërt ishte parlamenti i nxënësve dhe dorëzimin e tyre e kemi bërë në këtë parlament, jo ai kalim tradicional në zyrë. Para pak ditësh festuam një vjetorin, është një organ që na jep shumë këshilla, se ata janë ato që përballen çdo ditë, se sfidat që kanë ata janë dhe për mua,”-tha Kushi.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment