Politike

“E kisha përgatitur për pension politik!”, Fevziu përcjell Ramën me një shishe vere, kreu i Qeverisë: Doje t’ia jepje Lul Bashës kur të bëhej kryeministër, s’e ftove as në emision

Nga ana tjetër, kryeministri e pranoi me dëshirë dhe pse tha se Fevziu e kishte përgatitur për Lulzim Bashën Kryeministër. Ai shtoi se për fatin e mirë të Fevziut si shqiptar, ishte ai kryeministër.
Featured image of article: “E kisha përgatitur për pension politik!”, Fevziu përcjell Ramën me një shishe vere, kreu i Qeverisë: Doje t’ia jepje Lul Bashës kur të bëhej kryeministër, s’e ftove as në emision Edi Rama dhe Blendi Fevziu

TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu i ka dhuruar kryeministrit Edi Rama një shishe vere mbrëmjen e sotme, teksa e kishte të ftuar për herë të parë pasi fitoi mandatin e tretë. Fevziu tha se e kishte përgatitur shishen e verës që Rama ta pinte për pensionin e tij politik, por që në fakt i kishte dalë ndryshe.

Nga ana tjetër, kryeministri e pranoi me dëshirë dhe pse tha se Fevziu e kishte përgatitur për Lulzim Bashën Kryeministër. Ai shtoi se për fatin e mirë të Fevziut si shqiptar, ishte ai kryeministër.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Zoti Rama ju kam përgatitur një shishe vere…

Edi Rama: E kishe përgatitur për Lul Bashën.

Blendi Fevziu: E kisha përgatitur për pension politik në fakt, mendova se do dilnit në pension politik.

Edi Rama: Jo, jo për Bashën e kishe përgatitur. Pse nuk e ftove Bashën javës që shkoi në emision? E kishe lënë ta ftoje si kryeministër?

Blendi Fevziu: Po jua lë këtu se është pak a shumë e gjatë sa ju.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: E kishe lënë ta kishe si kryeministër e?

Blendi Fevziu: E kisha lënë në fakt kur të humbje, thashë të pije ndonjë gotë verë darkave se s’do kishte çfarë të bëje.

Edi Rama: Jo, këtë këtu ti e kishe bërë gati për Bashën, por për fatin tënd të mirë si shqiptarë jo si demokratë, se për ty si demokrat është fat i keq.

Blendi Fevziu: Ç’e ke këtë demokrat?

Edi Rama: Po patronazhistët ty të jepnin për PD-në të sigurtë.

Blendi Fevziu: Ata patronazhistët e tu?

Edi Rama: Po…

(f.m/dosja.al)

Shto Koment