Politike

“E kisha ftuar për një drekë në rezidencë…”, Meta zbardh takimin e fundit kokë më kokë me Ramën: Flasim çdo ditë, disa nuk bëhen publike! Edhe me Bashën jam takuar….

Meta tregoi nëse është takuar së fundmi me kryeministrin Edi Rama apo me kryeopozitarin Lulzim Basha.
Featured image of article: “E kisha ftuar për një drekë në rezidencë…”, Meta zbardh takimin e fundit kokë më kokë me Ramën: Flasim çdo ditë, disa nuk bëhen publike! Edhe me Bashën jam takuar…. Roland Qafoku dhe Ilir Meta

TIRANË– Në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, presidenti Ilir Meta tregoi nëse është takuar së fundmi me kryeministrin Edi Rama apo me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Roland Qafoku: Zoti President, unë ju kam ndjekur dhe herë të tjera dhe për mua jeni i qartë në këtë që argumentoni megjithatë, opinioni publik ka disa paqartësi, a keni kontaktuar ju personalisht me zotin Rama në atë që ju vetë thatë se ‘mazhoranca më ka kërkuar mua që në këtë situatë pandemike të mos bëjmë luftë politike’?

Kështu e interpretuat ju, ajo që unë thashë është që sjellja ime në situatën e pandemisë duhet kuptuar si një sjellje e përgjegjshme në rrethana të reja ku problem kryesor është mbrojtja e qytetarëve nga një rrezik i madhe dhe i panjohur që kërcenon shëndetin e të gjithëve. Nuk ishte pikërisht ajo që ju e formuluat, por sjellja ime ka qenë e përgjegjshme dhe korrekte. Ekstremisht me qeverinë, me Kuvendin, me opozitën, dhe aktorët e tjerë. Gjithmonë kam bërë thirrje për bashkëpunim në interes të përbashkët.

Roland Qafoku: Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me kryeministrin Rama?

Une komunikoj vazhdimisht përmes shkresave zyrtare dhe ky është një komunikim institucional dhe për të mos thënë i përditshëm, edhe pse shumë prej tyre nuk bëhen publike sepse nuk ka arsye mendoj unë që të bëhen publike, ndërsa si komunikim më institucional ka qenë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e pandemisë.

Roland Qafoku: Ndonjë komunikim jo zyrtar keni pasur me kryeministrin Rama?

“Jo nuk kam patur, këto janë përralla dhe legjenda sepse jemi në kohën e distancimit fizik kështu që…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Roland Qafoku: Ju kujtohet hera e fundit që jeni takuar me zotin Rama kokë më kokë?

Po më duket se ka qenë për ditën e progres raportit për Shqipërinë në qershor të vitit të kaluar që unë e kisha ftuar për një drekë në rezidencën e Presidentit, në Pallatin e Brigadave, për të diskutuar para zgjedhjeve vendore për krizën që ishte krijuar, para se unë të nxirrja dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit. Madje dhe atëherë nuk kemi qenë vetëm për vetëm, por ka qenë edhe një eksponent tjetër i qeverisë, nivel drejtori.

Sa i përket takimeve me kryeopozitarin Lulzim Basha, Meta tha se kanë ndodhur edhe kohët e fundit për situatën e krijuar me koronavirusin.

Marrë nga Fjala.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment