Politike

E kërcënonte për Vettingu-n e të ëmës? Rama: Hajdarin s’e kam takuar kurrë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka adresuar akuzat se deputetja e PD-së, Rudina Hajdari nuk e dorëzoi mandatin prej kërcënimeve se Veetingu do t’i shkarkonte të ëmën. 

“Me zonjën Hajdari nuk kam folur asnjëherë, vetëm e kam parë nga atje. Me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë që bënin me të atin e zonjës Hajdari. Të më falësh por duhet të bëj avokatin e vetes. A harrojnë çfarë i bënte Baca Azem Hajdarit? Se e keni memorien e shkurtër ju demokratët. E mbani mend se ça i bënte Baca Azemit kur i dilte kundër?,”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej kohësh në media dhe në korridoret e politikës qarkullonin thashethemet se  vajza e Azem Hajdarit nuk e kishte dorëzuar mandatin pasi Rama e kishte kërcënuar. Sipas thashethemeve, Rama i kishte premtuar Rudinës se nëse do të qëndronte në Kuvend,  Fatmira Hajdari nuk do të shkarkohej nga Vettingu.

Shto Koment