AktualitetSociale

“E keni qelbur fare”/ Psikologia Toçe ‘shpërthen’ ndja Manastirliut: Mjaft përdorët fëmijët për reklama

Në një postim në Facebook, psikologia Toçe vë në dukje përdorimin e imazhit të fëmijëve, duke luajtur me ndjeshmërinë që ata krijojnë tek publiku, gjatë periudhës së fushatës elektorale, duke e quajtur këtë një shkelje të pastër të të drejtave të fëmijëve.
Featured image of article: “E keni qelbur fare”/ Psikologia Toçe ‘shpërthen’ ndja Manastirliut: Mjaft përdorët fëmijët për reklama Ogerta Manastirliu dhe Denada Toçe

TIRANË– Psikologia Denata Toçe, ka reaguar ashpër lidhur me materialet fotografike të publikuara sëfundmi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasrliu.

Në një postim në Facebook, Toçe vë në dukje përdorimin e imazhit të fëmijëve, duke luajtur me ndjeshmërinë që ata krijojnë tek publiku, gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe e quan këtë një shkelje të pastër të të drejtave të fëmijëve. Sipas saj ky fenomen shqetësues, i theksuar në profilet e politikanë tanë.

Postimi i plotë i Denada Toçes:

Nuk durohet më!!!!
Mjaft perdoret fëmijët per reklamimin e “ndjeshmerise” dhe “empatise” farse qe ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale. Sapo pash foton e rradhes, kete here nga Ministresha e shendetesise, qe mbulon dhe ceshtjet sociale.

Zonja na kishte dale neper njesite bashkiake. Padiskutim mund te takohet me grupet e interesit, me adulte qe zgjedhin te jene pjese e punes se tyre madje dhe te beje foto me femijet (me lejen e prindit), por ne asnje rast, e theksojë, në asnjë rast nuk mund te publikojë ne media apo rrjete sociale fotot e tyre. E para, keni shkelur te drejtat e fëmijëve.

E dyta, perdorni ne shkelje te plote te etikes per përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore. Duket se ju eshte regjur lekura duke abuzuar mbi te drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare. Mjaft me!

(a.m/dosja.al)

Shto Koment