Sociale

E kemi ditur gabim! Nuk quhet “Shalë”, ja cili është emri i vërtetë, banorët e zonës: Jetonte princi ynë, Lekë Dukagjini, na ka mbetur qejfi

VIDEO
"Shala" quhet në të vërtetë "Blini i Gurit të Lekës", pasi në zonë besohej që ka jetuar Lekë Dukagjini. 
Featured image of article: E kemi ditur gabim! Nuk quhet “Shalë”, ja cili është emri i vërtetë, banorët e zonës: Jetonte princi ynë, Lekë Dukagjini, na ka mbetur qejfi Foto ilustruese

TEMAL– Të gjithë jemi mësuar që destinacionin më “in” të momentit në Shqipëri ta quajmë “Shalë”! Por e vërteta është krejt ndryshe…

Në “Pushime on top”, një prej banorëve të zonës ka treguar se kishte pasur edhe hatërmbetje lidhur me emrin që i kishin vendosur zonës, duke treguar edhe emërtimin e saj të vërtetë. Sipas tij, “Shala” quhet në të vërtetë “Blini i Gurit të Lekës”, pasi në zonë besohej që ka jetuar Lekë Dukagjini. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ai vend nuk ka nevojë të quhet fare Tailandë. Ai vend është i rrethuar me pemën e blinit dhe prandaj ka marrë edhe emrin “Blini i Gurit të Lekës”. Guri i Lekës është një fshat rreth një orë larg, dhe mendohet se ka jetuar Lekë Dukagjini, princi ynë. Por agjensitë turistike kanë të mira dhe të meta. Edhe për lumin e Shalës, që i vendosën atë emër ndoshta shumëkujt i ka mbetur qejfi. Ka pasur ditë që kanë shkuar edhe 1500 turistë në ditë. Duhet t’i dërgojmë turistët me prenontim,”-u shpreh banori i zonës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment