Politike

“E ke marrë shpërblimin”, Calja i nxjerr përgjigjet e ministrisë Ramës: Po të gënjejnë, mos lexoni mbrapsht (Foto)

Teksa një natë më parë Rama i ftuar në emisionin “Opinion” u shpreh se Calja e ka marrë atë që i takon, kampioni shkruan se sipas dispozitave ligjore duhet të marë një tjetër shpërblim por që ministritë po e keqinformojnë kryeministrin.
Featured image of article: “E ke marrë shpërblimin”, Calja i nxjerr përgjigjet e ministrisë Ramës: Po të gënjejnë, mos lexoni mbrapsht (Foto) Edi Rama dhe Briken Calja

TIRANË– Kampioni i Peshëngritjes Briken Calja i ka kthyer sërosh përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e marrjes së shpërblimeve përkatëse për emdaljet e fituara.

Teksa një natë më parë Rama i ftuar në emisionin “Opinion” u shpreh se Calja e ka marrë atë që i takon, kampioni shkruan se sipas dispozitave ligjore duhet të marë një tjetër shpërblim por që ministritë po e keqinformojnë kryeministrin.

“Po ju vë në dispozicion letrën që Federata Botërore i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve si kthim përgjigje me kërkesë të kësaj të fundit lidhur me informimin mbi numrin e medaljeve dhe përcaktimin e shpërblimeve. Siç shikohet qartë nga kthim-përgjigjja, rregullat ndërkombëtare që ju përmendni thonë qartë që në Kampionate Evropiane dhe Botërore sportisti mund të fitojë deri në tri medalje (shtytje, shkëputje, dygarësh) dhe shpërblimi bëhet në bazë të këtyre mendaljeve siç edhe ju e thatë. Vetëm në rastin e lojrave Olimpike sportisti mund të fitoj vetëm një medalje (dygarësh),”– shkruan Calja teksa ka publikuar edhe dokumentet me pëgjigjet përkatëse.

Statusi i plotë i Briken Caljas

PËRGJIGJE DHE SHPJEGIM NDAJ FJALËS SË KRYEMINISTRIT Z.RAMA DJE NË EMISIONIN OPINION

Z.Kryeministër, së pari ju falenderoj për përgjigjen ndaj problemit që unë po has në lidhje me shpërblimin e medaljeve si shkak i meseleve të një keqinterpretimi me ose pa dashje.

Së dyti, e ndoqa me vëmendje fjalën tuaj mbrëmë dhe po ju them që më është shtuar besimi që ju do i jepni një zgjidhje situatës.

Por nga ana tjetër, doja t’ju shprehja drejtpërdrejt faktin që zyrtarët e Ministrisë ju kanë keqinformuar dhe kanë përcjell tek ju një informacion që nuk ka asnjë bazë dokumentare.

Ekziston një dispozitë e qartë ligjore, jam shumë darkord me ju, dhe kjo dispozitë ligjore mbështetet në rregullat ndërkombëtare të Federatës Botërore, por doja t’ju vija në dijeni që rregullat ndërkombëtare nuk lexohen mbrapsht ashtu si i lexojnë qoftë nga paaftësia, qoftë nga padija specialistët e Ministrisë të cilët kanë bërë gjithë këtë mesele keqinformimi, duke ngritur një situatë aspak normale e të favorshme që unë të garoj e të jap më të mirën për ekipin kombëtar. Po ju vë në dispozicion letrën që Federata Botërore i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve si kthim përgjigje me kërkesë të kësaj të fundit lidhur me informimin mbi numrin e medaljeve dhe përcaktimin e shpërblimeve. Siç shikohet qartë nga kthim-përgjigjja, rregullat ndërkombëtare që ju përmendni thonë qartë që në Kampionate Evropiane dhe Botërore sportisti mund të fitojë deri në tri medalje (shtytje, shkëputje, dygarësh) dhe shpërblimi bëhet në bazë të këtyre mendaljeve siç edhe ju e thatë. Vetëm në rastin e lojrave Olimpike sportisti mund të fitoj vetëm një medalje (dygarësh).

Për shpjegim dhe saktësim doja t’ju thoja që nuk po diskutojmë mbi VKM-në përkatëse por thjesht zbatimin e saj. Ligji i sportit është më i miri i viteve të fundit por zbatimi i tij mbetet sfidë e madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dua t’ju marr disa minuta nga koha juaj e t’ju ftoj që ti hidhni një sy VKM-së, letrës kthim-përgjigjeje dhe rregullave ndërkombëtare për shpërblimet.

Jam i gatshëm të bashkëpunoj në çfarëdo forme që ti japim drejtimin e duhur kësaj rrëmuje artificiale të ngritur pa shkak.

Jam i gatshëm dhe sfidoj këdo që lexon mbrapsht një fjali të shkruar drejt dhe shqip.

Në pritje të zgjidhjes,

Brikeni

Një natë më parë, i ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u shpreh se Brikeni e ka marrë shpërblimin, dhe se shpërblimet jepen për medaljen e artë dhe vendin e parë.

Shpërblimi jepet për medaljen që i korrenspondon vendit të parë. Pra kështu është rregulli në të gjithë botën. Nuk e kemi shpikur ne,”- tha Rama.

Ndërsa përsa i përket punësimit të dy kampionëve, Briken Çaljas dhe Izmir Smajlajt që sipas VKM-së duhet të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes ose në atë të Brendshme, kryeministri konfirmoi se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment