LIVE UPDATES
Politike

“E kanë mendjen tek minifundi”, pas deklaratë së bujshme Kodheli u del në krah mësuesve: Më kanë mësuar shkrim e kë

6 Qershor 2020, 16:05 Nga DOSJA
“E kanë mendjen tek minifundi”, pas deklaratë së

TIRANË- Depuetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, pak ditë më parë u tregua e ashpër me mësuese në Shqipëri duke thënë se e kanë mendjen tek minifundi dhe jo tek edukimi i nxnënësve. Sot Kodheli, në një postim në Facebook, ka publikuar emrat e mësuesve të saj bashkë me një falenderim për ta.

Më tej ajo shton se të gjithë visheshin ‘me ngjyrat e mësuesit’, pamja e tyre ishte tepër serioze. “Ato ishin të duruara deri në vetmohim dhe të bukura në shpirt deri në adhurim. Pamja e tyre nuk ulërinte, vëmendja e tyre ndaj nesh, po. Mbanin mbi supe petkun e seriozitetit edhe kur bënin shaka”, shkruan ndër të tjera deputetja.

REAGIMI I PLOTË

Hava Shehu, Andromaqi Noçka, Eleonora Pançe, Afërdita Shala dhe Varvara Mishaxhiu, Lejla Sevrani, Lirika Dedja, Kibe Shehu e Meropi Gjebrea, Adelina Meksi, Natasha Milkani, Zana Baroni, Nermin Vorpsi, Mimika Nishani, Elvira Kote, Lume Nallbani e Meriban Dajçi, Rabije Xhemnica dhe Lili Josa; të gjitha bashkë kanë bërë të jem qytetari i mirë që jam sot. Ato më kanë mësuar shkrim e këndim, algjebër dhe kimi, histori e anglisht, kontabilitet dhe statistikë. Ato më kanë mësuar të dua atdheun dhe familjen, të dua shkollën dhe miqtë, të dua Migjenin, De Radën dhe Sami Frashërin, të di cili është mali më lartë dhe lumi më i gjatë, kush ishin Dardanët dhe si respektohen martirët, më mësuan të vrapoj apo të bëj punë-dore, të di kush ishte Volteri dhe Tolstoi, të di si mbyllet një bilanc dhe çfarë është teoria e korrelacionit. Ato dinin edhe pa më pyetur, kur kisha mësuar e kur jo, kur kisha nevojë për to apo kur kisha temperaturë, kur isha zënë me shoqen e bankës apo kur isha e lumtur. Edhe pse të ndryshme, ato kishin të gjitha një pamje, atë të nënës time, ato ishin të buta edhe kur ishin të ashpra. Ato ishin të duruara deri në vetmohim dhe të bukura në shpirt deri në adhurim. Pamja e tyre nuk ulërinte, vëmendja e tyre ndaj nesh, po. Ato ishin të veshura me ngjyrat e mësuesit (ngjyra të ndryshme nga zanatet e tjera) dhe mbanin mbi supe petkun e seriozitetit edhe kur bënin shaka.

E po ashtu kishte e ka edhe zysh Natasha Xhahini e Hajrina Islami, ka zysh Brikena, Leticia, Ana, Antoneta e Shota, ka zysh Nora, Indrita, Alma, Daniela, e sa e sa emra të bukur “zyshas” me Z të madhe që kanë rritur e rrisin breza pas brezit tim. Mbi të gjithë këta emra të dashur fort për mua e shumë e shumë të tjerë si unë, më duhet të përmend hallën time 95 vjeçare, Toninen, super zyshën “Nder i qytetit të Shkodrës”. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që flas për to, por i risjell sot në vëmendje, pikërisht në këto ditë të ngakuara me indinjatë e reflektim. Unë nuk besoj se jam në gjendje të ndryshoj botën, se askush s’mundet vetëm, aq më pak kam të drejtë të bëj moral pa kthyer gishtin nga vetja, por si nënë, pedagoge, grua, motër, bijë, politikane, apo qytetare e kam të drejtën të indinjohem, madje thellë.

Nga ana tjetër, nuk merakosem e as sekelldisem kur shpesh politikanet (qofshin këta burra apo gra) i etikojnë të gjithë pa dallim, me të njejtët emra apo i përfshijnë të tërë, në grupin e “injorantëve”, “të të korruptuarve”, “karagjozëve” po të doni. (Ndjesë për fjalorin, por po citoj disa prej epiteteve që dëgjojmë rëndom të na vihen). A e dini pse? Se nuk e gjej veten në asnjerën prej këtyre etiketimeve, ndaj dhe vazhdoj e qetë punën time deri sa jam e bindur që këtë punë e bëj mirë, mbase shumë mirë, madje as kam kërkuar të mbrohem prej askujt, pavarësisht të gjitha gjërave të pamerituara e të pavërteta të thëna në adresën time apo të shumë kolegeve të mija. Puna të mbron vetë. Kur nuk e gjen veten tek indiferentet, tek ato që nuk bëjnë detyrën, tek ato që abuzojnë me detyrën, vazhdo të bësh mësuesen e bëhu palë me Mimin dhe gjithë burrat e gratë puntorë e të ndershëm të këtij vendi, që brezat e ardhëm i do t’i shikojë më të ditur, më të edukuar, më të guximshëm, më mendje hapur e njerëz më të bukur, se ç’ishte brezi i saj. Unë çoj lule ende sot në banesën e fundit të atyre zyshave që janë larguar tashmë nga jeta, pavarësisht se ka kaluar pak më shumë se gjysëm shekulli nga dita ime e parë e shkollës. Uroj që këtë respekt ta ruajnë për ju mësuese të dashura edhe brezat që ju po edukoni sot. Me krahë të lehta!

Pak ditë më parë Kodheli, gjatë një takimi në Kuvend foli për abuzimin seksual me të miturën në një shkollë në Babrru. Deputetja e PS u shpreh se mësuesit sot nuk e kanë më mendjen tek edukimi por tek pamja e tyre e jashtme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike abuzimi me te miturat mimi kodheli shantazh me video intime abuzimi me te miturat mimi kodheli shantazh me video intime

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën