
LONDËR– Shumë shqiptarë kanë arritur majat e suksesit nëpër botë, teksa punojnë në fusha të ndryshme. Shumë prej tyre kanë treguar edhe pasionin e dëshirëne madhe që kanë për modën.
Kështu është është edhe shqiptarja e famshmë në Londër, Elona Varfi , e cila është një konsulente e markave të luksit.
Ajo është bërë mjaft e njohur në Britaninë e Madhe, ku edhe prestigjiozja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull shqiptares, e cila tregon rreth suksesit dhe punën e saj.
“Unë zotëroj 12 çanta Hermes dhe kam blerë dhe shitur 20 çanta Hermes gjatë shtatë viteve të fundit, shpesh duke dyfishuar paratë e mia.”- është shprehur 33-vjeçarja për median britanike.
Elona jeton në Lodër prej tre vitesh, së bashku me bashkëshortin, Oltin, ndërkohë që është një konsulente e markave të luksit dhe merret me shitje të produkteve të ndryshme në ankand.
Gjithashtu vlen të theksohet se më herët Elona ka deklaruar se produkti më i shtrenjtë që ka shitur ka qenë një çantë, që kapte vlerën 120 mijë euro.
“Shuma më e lartë ka qenë me çantat, që nuk kanë qenë të mijat, por e kam përfaqësuar unë. E kam shitur për 120 mijë paund. Çdo gjë që është e rrallë, çmimi është i lartë. Këto çanta janë të rralla dhe kanë vlerë në ankande.”- ka thënë Elona.
Burimi: Dailymail
A.C/Dosja.al
Konsulente cantash?! Perse nuk tregohet qe shet canta, nuk ka asgje te keqe.