Showbiz

“E kam dashur shumë”/ Roza Lati tregon pse u nda me mirditorin: I duhej të lëvizte jashtë shtetit, edhe Adrola Dushi e ka thënë… (VD)

Roza Lati ka treguar se shkak i ndarjes me Arbër Tresku, është bërë largësia me tyre, pasi ai u largua që të jetonte jashtë vendit.
Featured image of article: “E kam dashur shumë”/ Roza Lati tregon pse u nda me mirditorin: I duhej të lëvizte jashtë shtetit, edhe Adrola Dushi e ka thënë… (VD) Roza Lati dhe ish i dashuri i saj , Arbër Tresku.

Tiranë- Moderatorja shqiptare Roza Lati ka treguar së fundmi detaje nga jeta e saj personale. Ditëm e djeshme në emisionin e saj “Why Not” në TV Ora, Roza Lati u shfaq si e ftuara e emisionit, ndërsa moderatori Kelvi Kadilli zuri vendin e saj dhe bëri një intervistë rreth jetës se saj personale dhe profesionale.

Një ndër pyetjet pikante që Kelvi i ka bërë, ka qenë edhe për lidhjen e saj me Arbër Treskun. Ajo u shpreh se me të nuk është më dhe shkak i ndarjes është bërë largësia mes tyre, pasi Tresku jeton jashtë vendit. Ajo theksoi se e ka dashur shumë atë.

Biseda:

Kelvi KadilliTi ke nxjerrë një foto me një çun që quhej Arbër Tresku e ke pasur të dashur?

Roza Lati: Me gjithë respektin unë jam mirënjohëse për kohën që kam kaluar me një person sepse i kam dedikuar kohën time dhe për mua luksi më i madh është koha. Kështu që unë i kam dedikuar gjënë timë më të shtrenjtë. Normalisht ka kaluar shumë kohë, unë nuk jam më me djalin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kelvi Kadilli: Çfarë ndodhi?

Roza Lati: Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme. Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërie, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të saj. Kjo është lidhja e vetme që unë e kam bërë publike sepse mua ende më dinin të lidhur me Stinen. Këtë person unë vërtet e kam dashur shumë. E bëra pakt me të, i thashë që do e bëj publike marrëdhënien tonë pasi unë të bëj këtë skandalin (puthjen me Feron në emision). Skandalet e mia mediatike nuk i bëj pa i llogaritur mirë gjërat. Kur putha artistin në studio i lashë një javë të ziheshin si tenxhere me presion të gjithë “ka a s’ka diçka”, e lashë që lajmi nga studio e RTV Ora të kapërcente male e oqeane dhe pasi e bëri 360 gradë globin ky lajm, unë bëra publike marrëdhënien time sentimentale që unë kisha një vit me të.

J.V/Dosja.al

Shto Koment