Showbiz

“E kam akoma atë unazë”/ Anxhela Peristeri s’i përgjigjet pyetjes njëmilliondollarëshe: Je e dashuruar?

Këngëtarja vijoi të shpjegonte se ende nuk ka dëshirë të flasë në publik për jetën e saj private dhe se ndoshta do ta bëjë në kohët në vijim.
Featured image of article: “E kam akoma atë unazë”/ Anxhela Peristeri s’i përgjigjet pyetjes njëmilliondollarëshe: Je e dashuruar? Anxhela Peristeri
Përditësuar:

TIRANË– Këngëtarja Anxhela Peristeri nuk ka pranuar sërish të fladë për dashurinë. E ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Peristeri u pyet në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale dhe shtoi se kjo ishte pyetja njëmiliondollarëshe që ajo nuk i përgjigjet kurrë.

Këngëtarja vijoi të shpjegonte se ende nuk ka dëshirë të flasë në publik për jetën e saj private dhe se ndoshta do ta bëjë në kohët në vijim.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Je e dashuruar?

Anxhela Peristeri: Pyetja njëmiliondollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë… Edhe një herë se për jetën private nuk kam dëshirë të flas në publik. Të paktën jo për momentin…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rudina Magjistari: Domethënë….

Anxhela Peristeri: Tani jam mirë. Mirë jam… Domethënë e kam akoma atë unazë.

Këngëtarja Anxhela Peristeri është përfolur shumë herë për unazën që mban në gisht, por gjithsesi vetë ajo s’ka pranuar të japë detaje në lidhje me personin që ia ka dhuruar dhe e bën të ndihet e lumtur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment