Showbiz

“E kaloj shpejt…”, për herë të parë Stresi flet për ndarjen me Kejsin: Në qoftë se e keni vënë re…

Arkimed Lushaj ka folur për herë të parë për ndarjen e përfolur me ish-të fejuarën e tij, Kejsi.
Featured image of article: “E kaloj shpejt…”, për herë të parë Stresi flet për ndarjen me Kejsin: Në qoftë se e keni vënë re… Reperi, Stresi dhe ish-e fejuara, Kejsi.

TIRANË– Stresi, menjëherë pas daljes nga burgu erdhi me ndryshime të mëdha. Kejsi e priti me padurim daljen e tij, dhe erdhi nga Kanadaja për t’i qendruar pranë në momentet më të rëndësishme, por diçka nuk shkoi siç duhet, dhe prej shumë vitesh bashkë, ata i dhanë fund gjithçkaje që kishin krijuar.

Por, ndërsa në media qarkullon çdo ditë lajmi për ndarjen e bujshme dhe mesazhet e koduara që përcjellin nëpërmjet rrjeteve sociale, Arkimed Lushaj ka folur për herë të parë në lidhje me këtë, në një intervistë për Roza Latin, në emisionin “Bukë me vete”.

“Nqs e keni vënë re, unë s’kam postuar kurrë për asnjë gjë. As nuk do të postoj kurrë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kalojmë. Unë jam shumë i fortë, unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë. Kështu që…”-është shprehur Stresi gjatë intervistës teksa Roza Lati e ka ngacmuar për ish-partneren.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak kohë më parë, Stresi i dha fund lidhjes disa vjeçare më Kejsin, vajzën që I kishte rrëmbyer zemrën dhe kishte kurorëzuar dashurinë.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment