Aktualitet

E kallëzuan fqinjët, 50-vjeçarit nga Kamza i gjendet armë në banesë, Policia e arreston

50-vjeçari me iniciale, I.D, u denoncua nga qytetarët se qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet.
Featured image of article: E kallëzuan fqinjët, 50-vjeçarit nga Kamza i gjendet armë në banesë, Policia e arreston Foto ilustruese

KAMËZ– Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mbante pa leje në banesën e tij një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarakë.

50-vjeçari me iniciale, I.D, u denoncua nga qytetarët se qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kamëz, Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni “Paskuqani”.

Vihet në pranga një 50-vjeçar.

Sekeustrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e perosnave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment