Virale

“E ka rrëzu Isa Mustafa”, vogëlushja qan për Albin Kurtin, i rrëshkasin lotët në faqe dhe i ati përpiqet ta qetësojë: T’u ka dhimbs shumë or bab…

VIDEO
Videoja është filmuar nga babai i vajzës, i cili e pyet të vogël se përse po qan.
Featured image of article: “E ka rrëzu Isa Mustafa”, vogëlushja qan për Albin Kurtin, i rrëshkasin lotët në faqe dhe i ati përpiqet ta qetësojë: T’u ka dhimbs shumë or bab… Isa Mustafa, vajza dhe Albin Kurti
Përditësuar:

KOSOVË– Një vogëlushe nga Kosova ka pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme pasi është filmuar duke qarë për Albin Kurtin. Videoja është filmuar nga babai i vajzës, i cili e pyet të vogël se përse po qan.

E ka rrëzu Isa Mustafa, ka rrëzu Albinin,”- thotë e vogla dhe lotët i rrëshkasin në faqe.

Po pse qan mor bab…t’u ka dhimbs shumë or bab…,”- dëgjohet të thotë i ati.

Kriza politike në Kosovë paska përfshirë të madh e të vogël, mes tyre edhe vajzën, të cilës i rrëshkasin lotët për Kurtin dhe fajëson Mustafën për largimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë?

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment