Sport

E ka pasur lojar te Bayern Munich, Guardiola “xhelozon” për transferimin e Alcantara-s te Liverpool: Nuk më duhet, kemi Foden

Nga ky transferim sigurisht që ka bërë xheloz trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili e ka pasur si lojtar në kohën kur trajneri spanjoll drejtonte Bayern Munich
Featured image of article: E ka pasur lojar te Bayern Munich, Guardiola “xhelozon” për transferimin e Alcantara-s te Liverpool: Nuk më duhet, kemi Foden Pep Guardiola dhe Thiago Alcantara

ANGLI-Tashmë është zyrtare, Thiago Alcantara firmos me Liverpoolin. Kampionët në fuqi të Anglisë shpenzuar 25 milionë stërlina për ta shkëputur mesfushorin nga Bayerni i Mynihut, skuadër me të cilën spanjolli sapo fitoi “tripletën”.Të enjten u njoftua se “the Reds” i kishin përfunduar negociatat me gjigantët gjermanë pas një vere spekulimesh që e lidhnin Thiagon me stadiumin “Anfield” dhe tani marrëveshja bëhet zyrtare.29-vjeçari i përfaqësueses së Spanjës për faqen zyrtare të Liverpoolit u shpreh:

“Është një ndjenjë e mahnitshme. E kam pritur për shumë kohë këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Me kalimin e viteve, përpiqesh të fitosh sa më shumë që të mundesh dhe kur e arrin këtë, të shtohet edhe më shumë oreksi. Dua të arrij të gjitha objektivat, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur.”

Nga ky transferim sigurisht që ka bërë xheloz trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili e ka pasur si lojtar në kohën kur trajneri spanjoll drejtonte Bayern Munich.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk na interesonte, kemi mjaft futbollist në atë pozicion.Ne kemi Phil Foden që mund të luajë në atë pozicion, sulmues e në krah, pa problem”, ka përfunduar Guardiola.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment