Editorial

“E ka marrë ferra uratën”, Akademiku Fuga pyet Bashën pas premtimit për ridnërtimin e TK: Çfarë do bësh me ndërtesën gjigande me beton?! Do i vësh dinamitin?

Fuga pyet Bashën se si mund të arrihet kjo, do i vihet dinamiti betonit që do ndërtohet mbi gërmadhat e sotme.
Featured image of article: “E ka marrë ferra uratën”, Akademiku Fuga pyet Bashën pas premtimit për ridnërtimin e TK: Çfarë do bësh me ndërtesën gjigande me beton?! Do i vësh dinamitin? Artan Fuga, Akademik

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për premtimin e Lulzim Bashës se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë nga e para siç ishte Teatri Kombëtar para se të shembej. Në një reagim në Facebook, Fuga pyet Bashën se si mund të arrihet kjo, do i vihet dinamiti betonit që do ndërtohet mbi gërmadhat e sotme.

Më tej akademiku se mobilizimi qytetar mbarëkombëtar duhej bërë para dhe jo pas prishjes, tani e ka marrë ferra uratën.

“Surrealizmi arkitekturor i politikës! Zoti Rama thotë se do të ngrejë ndërtesën e re të Teatrit që do t’a pëlqejnë të gjithë!!! Por problemi nuk ishte fare ky. Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të kombit u bë dje në mes të ditës, në sytë e gjithë planetit. A është i sigurt se këtë tragjedi e kanë pëlqyer të gjithë? Eshtë njësoj sikur ata që prishën monumentin gjigand mijevjeçar të Budës, të thonin: C’farë keni ju në vend të tij do t’u bëjnë një hologramë me teknologji të lartë!!! Ose kur u dogj një pjesë e Katedrales të Parisit autoritetet të thoshin:

Ta shkatërrojmë këtë vjetërsirë mesjetare obskurantiste dhe në vend të saj do të keni një Katedrale High Tech!!! Cfarë çvendosjeje e çështjes që na merr për budallenj! Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore është i pashkrueshëm! Në shekuj nuk do të shlyhet nga ndërgjegja e kombit! Ndërtesa e re do të jetë pikërisht monumenti i memorjes kolektive për atë krim kulturor që u bë aty! Ate funksion do të ketë! Atë nuk na e ngushëllon dot tani pas prishjes as zoti Basha kur na thotë se kur të jetë Kryeministër do t’a rindërtojë Teatrin siç ka qenë! Mobilizimi qytetar mbarëkombëtar duhej bërë para dhe jo pas prishjes! Tani e ka marrë ferra uratën! Interesante ideja për ta ribërë sikurse ishte Teatrin! Por njëkohësisht bashkë me premtimin solemn zoti Basha duhet të na thotë që çfarë do të bëjë me ndërtesën ndofta gjigande me beton, xham, mermer që pa shije dhe e njollosur me krim do të jetë ngritur atje!!! Mos t’i lejë gjërat në ajër, përgjysëm! Do t’i vejë dinamitin?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sepse sipas filozofisë dy objekte nuk mund të qendrojnë njëkohësisht në të njejtën hapësirë. Kjo mund të ndodhi vetëm në ëndërra, por në realitet jo! Apo do t’i kemi cip mbi cip dy teatrot, njeri mbi tjetrin, si thagmë e skizofrenisë politike shqiptare, një vepër madhore arti e jetës sonë? Apo ndërtesat do të jenë të ndërfutura njera brenda tjetrës!!! Si kukullat matrioshka ruse! Apo ngjit e ngjit një teatër me dy koka si shqiponja e flamurit? Një teatër për popullin demokrat dhe patriot dhe një teatër për socialistët dhe G99!!! Se me thënë të drejtën, socialistë apo demokratë, kemi edhe një farë të drejte që politikat të na trajtojnë si qenie me arsye jo si kalamaj që mund t’u thuash çfarë të duash! Minimalen po kêrkojmë! Sa për një copë bukë!”, shkruan Fuga.

Në ditë më parë Basha ka bërë një prektim publik për qytetarët, duke thënë se ai kur të vij në pushtet do të rindërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte më parë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment