Bota

“Berluskoni e ka kaluar fazën e vështirë”, profesori italian: Tri ditët e ardhshme janë vendimtare për të

Berluskoni po reagon mirë ndaj trajtimit, u shpreh doktori, por ende nuk mund të themi se pacienti e ka kaluar fazën e vështirë të infeksionit nga virus.
Featured image of article: “Berluskoni e ka kaluar fazën e vështirë”, profesori italian: Tri ditët e ardhshme janë vendimtare për të Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni dhe Profesori Alberto Zangrillo

ITALI- Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni teksa është i infektuar nga virusi vdekjeprurës duhet të presë edhe të tre ditë, të cilat do të jenë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë së Silvio Berluskonit.

Këtë mëngjes Profesori Alberto Zangrillo në San Raffaele, spitalin ku po trajtohet ish-kryeministri italian i infektuar me Covid-19, ka bërë me dije se ai është në një fazë delikate.

Berluskoni po reagon mirë ndaj trajtimit, u shpreh doktori, por ende nuk mund të themi se pacienti e ka kaluar fazën e vështirë të infeksionit nga virus.

Berluskoni trajtohet me Remdesivir, ilaçi i vetëm anti-viral i autorizuar deri më tani për trajtimin e infeksioneve të virusit Sars-Cov-2. Tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë tek ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në të gjithë territorin e Italisë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë janë regjistruar 35,541 viktima të Covid-19. Deri më tani 27,296,207 dhe kanë vdekur 887,596 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 19,379,478 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës.

Burimi: liberoquotidiano

A.C/Dosja.al

Shto Koment