Bota

E izoluar por gruaja italiane nuk lë pa “shëtitur” qenin e saj, shikoni zgjidhjen e zgjuar që ka gjetur ajo

Nga ballkoni i saj përmes një litari ajo e ka ulur poshtë qenin, dhe po në të njëjtën mënyrë e ka tërhequr lartë sërish.
Përditësuar:

ITALI– Italianët prej  javësh janë të izoluar në shtëpi, si shkak i koronavirusit, por sërish njerëzit  kanë treguar se gjejnë mënyra të ndryshme për t’ia dalë gjatë këtyre ditëve të vështira.

Kështu ka vepruar edhe kjo grua në Itali, e cila ka gjetur  një zgjidhje perfekte për të nxjerrë jashtë shtëpisë qenin e saj, ndërkohë që vetë ka qëndruar në shtëpi.

Nga ballkoni i saj përmes një litari ajo e ka ulur poshtë qenin, dhe po në të njëjtën mënyrë e ka tërhequr lartë sërish.

Kjo video është bërë viorale në mediat  sociale, ku tregohet se në ditë të tilla, frika dhe paniku ka pushtuar botën, prandaj njerëzit po krijojnë mënyra të pazakonta por praktike që të mbrohen nga virusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: corrieredellumbria

A.C/Dosja.al

Shto Koment