Bota

Shpëtoi njerëzimin nga Ebola, shkencëtarja me famë botërore zbulon vaksinën e koronavirusit dhe e injekton tek vetja: Do ndryshoj botën

Lindur në vitin 1966 në qytetin e vogël të Lanxi në provincën Zhejiang, mjekja Wei u diplomua në Kimi në 1988 dhe një vit më vonë u martua me partnerin e saj, Ma Yiming, një kimist i punësuar në bodrumet ku prodhohet vera.
Featured image of article: Shpëtoi njerëzimin nga Ebola, shkencëtarja me famë botërore zbulon vaksinën e koronavirusit dhe e injekton tek vetja: Do ndryshoj botën Chen Wei
Përditësuar:

KINË- Një vaksinë për të mposhtur koronavirusin është gjetur në Wuhan. Bëhet fjalë për acidin nukleik, i cili është zhvilluar nga Akademia e Shkencave Ushtarake. Mjekja që ka zbuluar këtë vaksinë është Chen Wei, e cila së pari e ka injektuar tek vetja më datë 3 mars. Mjekja me famë botërore dhe gjenerali kryesor i Ushtrisë Liblirimtare Popullore Kineze së bashku me skuadrën e tyre punuan rreth një muaj në Insitutin e Virologjisë në Wuhan, ku është laboratori më i vlerësuar në vend.

Ata kanë thënë se ky zbulim mund të ndryshojë botën pasi eksperimentet e para deri më tani kanë dhënë rezultate pozitive.

Lindur në vitin 1966 në qytetin e vogël të Lanxi në provincën Zhejiang, mjekja Wei u diplomua në Kimi në 1988 dhe një vit më vonë u martua me partnerin e saj, Ma Yiming, një kimist i punësuar në bodrumet ku prodhohet vera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo ishte një shkencëtare model dhe menjëherë u dallua për aftësitë e saj duke u bërë një nga pionieret në luftën kundër Ebolës e cila e çoi atë në Afrikë, sepse ajo dëshironte të ndalonte epideminë jashtë vendit. Ishte Chen Wei që në vitin 2015 shpiku vaksinën që mposhti epideminë në Afrikë.

Burimi: progettoitalianews.

(A.K/f.m/Dosja.al)

Shto Koment