Politike

‘E imagjinon dot t’i se çfarë bëhet këtu?!’/ Murrizi: ‘Zogu i Tiranës’ ka mbledhur vota sa për një mandat, rastësisht e përgjuan (VD)

Deputeti i opozitës së Re Myslim Murrizi risolli në vëmendje fenomenin e shit-blerjes së votës gjatë zgjedhjeve të zhvilluara duke përmendur edhe përgjimin ku Nikaj i kërkohej që të shkonte bashkë me disa njerëz të tij për të votuar dhe në këmbim do të merrte para. 
Featured image of article: ‘E imagjinon dot t’i se çfarë bëhet këtu?!’/ Murrizi: ‘Zogu i Tiranës’ ka mbledhur vota sa për një mandat, rastësisht e përgjuan (VD) Myslim Murrizi dhe Hermes Nikaj

TIRANË– Deputeti i opozitës së re Myslim Murrizi i ftuar në studion e ’45 minuta’ në Report Tv, ka ironizuar përgjimet e publikuara për Hermes Nikajn, i njohur gjithashtu si “Zogu i Tiranës”.

Në fjalën e tij në studio, Murrizi risolli në vëmendje fenomenin e shit-blerjes së votës gjatë zgjedhjeve të zhvilluara duke përmendur edhe përgjimin ku Nikaj i kërkohej që të shkonte bashkë me disa njerëz të tij për të votuar dhe në këmbim do të merrte para. 

“Këta rastësisht përgjuan ‘Zogun e Tiranës’. E pe ti? Zogjtë të një rrace janë. Kur del Zogu që ka dorë tek votat e imagjinon dot t’i se çfarë bëhet këtu. Zogu ka dhënë një mandat Zogu. Listat e hapura politike i kanë kundërshtuar ata që nuk kanë në telefon më shumë se katër numra, të shoferit, të ndonjë mikeshe që mund të dalë tani te Zogu i Tiranës e dy të tjerë. Zogu ka mbledhur vota sa për një mandat deputeti,”– deklaroi ndër të tjera Murrizi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë gazetari Elton Qyno,publikoi disa përgjime nga dósja e Hermes Nikajt, i njohur si “Zógu i Tiranës”. Në përgjime dilte dhe emri i Dajana Shabanit, e cila ditën e zgjedhjeve kishte telefonuar Nikajn dhe i kërkonte që të shkonte të votonte, pasi ia kishin kërkuar dhe i duhej me patjetër. Ndërkohë moderatorja foli dhe e hodhi poshtë këtë gjë duke u shprehur se sipas saj ishte një bisedë mes miqsh në emision.

Dosja.al investigoi rreth datës së bisedës së bërë mes Shabanit dhe Nikajt, dhe zbuloi dy gënjeshtra të moderatores. E para, fakti që moderatorja deklaroi se biseda është bërë gjatë transmetimit live të emisionit që ajo prezantonte, bie. Televizoni ku ajo punonte ka qenë në trasmetim live për zgjedhjet dhe emisioni i saj nuk bëhej kurrë ditën e dielë, por ka qenë nga ora 07:00 deri në orën 10:00 nga e hëna në të premte. Ndërkohë sipas përgjimeve të Prokurorisë, Dajana ka folur pasditen e të dielës me Hermesin, në kohën që kutitë e votimit ishin drejt mbylljes. E dyta, moderatorja në reagim vijonte më tej dhe shprehej se biseda ka qenë mes miqsh, ku i ofronte 2 mijë leke, e ky i fundit do i niste me foto gishtin që kishte votuar para mbylljes së kutive. Po kështu kolegu u saj, tashmë i ndodhur në burg, shprehej i kënaqur, për mos të thënë i lumtur, që do merrte 2 mijë lekë. Ndërkohë Shabani, sipas përgjimeve të Prókurorísë, i kërkonte ‘Zogut të Tiranës’ që të merrte dhe “grupin e gatshëm në votime”, ose ndonjë shoqe me mamin që të bëheshin sa më shumë vota. Por pavarësisht përgjimeve dhe bisedave, Dajana Shabani përveçse ja hodhi pa ‘u lagur’, vijon edhe të bëjë humor me faktin që ka kërkuar vota në këmbim të parave.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment