Aktualitet

‘E identifikuam dhe e ndiqnin këmba-këmbës’/ Dalin DETAJE nga Policia e DUBAIT, e cilësojnë Eldi Dizdarin si “mbret droge”: Kur morëm sinjalin “KODI I KUQ”…

Gjenerali Abdullah Khalifa Al Marri, Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Dubait, u shpreh se operacioni është tregues për bashkëpunimin e frytshëm me agjensitë ndërkombëtare. 
Featured image of article: ‘E identifikuam dhe e ndiqnin këmba-këmbës’/ Dalin DETAJE nga Policia e DUBAIT, e cilësojnë Eldi Dizdarin si “mbret droge”: Kur morëm sinjalin “KODI I KUQ”… Foto të komandatit nga Dubai dhe Edli Dizdarit

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Policia e Dubait ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin ‘Los Blancos’, ku në pranga kanë përfunduar dhjetra persona, mes tyre dhe Eldi Dizdari.

Për mediat vendase ka folur gjenerali Abdullah Khalifa Al Marri, Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Dubait, u shpreh se operacioni është tregues për bashkëpunimin e frtyshëm me agjensitë ndërkombëtare.

“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendin ku qëndronte “mbreti i drogës” dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme. Pasi morëm sinjalin “Kodi i Kuq” e prangosëm. Së bashku me udhëheqësit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te “porositësit“,”-shpjegoi komandanti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Denis Matoshi, alias Eldi Dizdari tashmë pritet që të ekstradohet drejt Italisë, në Romë. Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës “Los Blancos”. Koka e tij ishte pikërisht Matoshi, i cili merrte drogën e siguruar nga Dritan Rexhepi dhe e shpërndante. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Po ashtu, janë arrestuar edhe 20 persona jashtë vendit, 5 prej të cilëve janë shqiptarë. Të arrestuar ka edhe në Shqipëri, ku 5 persona, pjesë e kartelit që në vendin tonë njihej si “Kompania Bello”, ranë në prangat e policisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment