Aktualitet

E hodhën “në erë” bashkë me makinën/ Preng Gjini ka dëmtime në të dy sytë, do i nënshtrohet një operacioni tek Trauma

Mësohet se Preng Gjini ka dëmtime të në dy sytë dhe do t'i nënshtrohet një operacioni.
Featured image of article: E hodhën “në erë” bashkë me makinën/ Preng Gjini ka dëmtime në të dy sytë, do i nënshtrohet një operacioni tek Trauma Foto nga vendi i ngjarjes.

TIRANË- Preng Gjini, 51-vjeçari, i cili u plagos gjatë atentatit të djeshëm  pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Mësohet se 51-vjeçari ka dëmtime në të dy sytë. Ndërkohë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

J.V/Dosja.al

Shto Koment