Aktualitet

E goditën me çekiç për ta ‘neutralizuar’! Sa ishte shuma e parave të vjedhura në Tiranë, kalimtarët tentuan të ndalonin ‘skifterat’ por iu larguan sketerrë me motor

Rreth orës 09:00 të paradites, 2 persona ende të paidentifikuar e kanë sulmuar transportuesin, duke i marrë rreth 30 milionë lekë të vjetra.
Featured image of article: E goditën me çekiç për ta ‘neutralizuar’! Sa ishte shuma e parave të vjedhura në Tiranë, kalimtarët tentuan të ndalonin ‘skifterat’ por iu larguan sketerrë me motor Foto ilustruese

TIRANË– Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motor para në disa pika këmbimi valutor ka rënë pre e grabitësve. Rreth orës 09:00 të paradites, 2 persona ende të paidentifikuar e kanë sulmuar transportuesin, duke i marrë rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se autorët kanë qenë gjithashtu me motor dhe janë larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë tentuar fillimisht të ndalojnë autorët, por nuk ia kanë dalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Grabiten 30 mln lekët e një pike Exchange në Tiranë/ Dy autorët goditën transportuesin me sqepar dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica, dëshmia e Qani Zilit: Ma morën çantën dhe ikën (NGJARJA)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment