Aktualitet

E gjithë shtëpia ‘sterrë’ nga tymi e flaka! Digjet banesa e 36-vjeçares në Durrës

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, por shtëpia e 36-vjeçares është shkrumbuar e gjitha. Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Featured image of article: E gjithë shtëpia ‘sterrë’ nga tymi e flaka! Digjet banesa e 36-vjeçares në Durrës

DURRËS– Banesa e një 36-vjeçareje, që jetonte me qira u përfshi nga flakët sot, rreth orës 18:20, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, por shtëpia e 36-vjeçares është shkrumbuar e gjitha. Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment