Aktualitet

E gjithë java nën ‘pushtetin’ e shiut, mësoni surprizat e motit për fundjavën

Edhe kjo fundjavë njësoj si e gjithë java do të jetë nën “pushtetin” e shiut. IGJEUM ka bërë një parashikim të motit për këtë fundjavë.
Featured image of article: E gjithë java nën ‘pushtetin’ e shiut, mësoni surprizat e motit për fundjavën Foto ilustruese

TIRANË– Edhe kjo fundjavë njësoj si e gjithë java do të jetë nën “pushtetin” e shiut.

Sipas IGJEUM, ditën e sotme priten reshje në të gjithë territorin. Ndërsa në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Korçë reshjet pritet të arrijnë intensitet mesatarë.

Në zona të kufizuara të qarqeve reshjet e shiut pritet të jenë në formë shtrëngate.

Sa i përket temperaturave: në bregdet do të arrijnë minimalisht në 13°C dhe më e larta do të shkojë 20 °C; në vendet e ulëta: 11 / 21 °C dhe në vendet malore: 8 / 19 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment