Sport

E gjithë bota po nderon Maradonën, por futbollistja spanjolle proteston, kthen shpinën dhe shpjegon arsyen

Dapena u ul këmbëkryq dhe i kthehu shpinën tribunës qendrore. 24-vjeçarja mbas përfundimit të ndeshjes tregoi arsyen pse zgjodhi të mos nderonte figurën e Maradonës
Featured image of article: E gjithë bota po nderon Maradonën, por futbollistja spanjolle proteston, kthen shpinën dhe shpjegon arsyen Paula Dapena

SPANJË-Paula Dapena, futbollistja e Viajes Interrias FF në Spanjë, nuk mbjati minutën e heshtjes për nder të Diego Armando Maradonës në ndeshjen kundër Deportivo La Coruna. Të gjithë lojtaret u rreshtuan, ndërsa Dapena u ul këmbëkryq dhe i kthehu shpinën tribunës qendrore. 24-vjeçarja mbas përfundimit të ndeshjes tregoi arsyen pse zgjodhi të mos nderonte figurën e Maradonës.

“Edhe para se të hyja në fushë, u kisha komunikuar shoqeve të skuadrës se si do të sillesha – tha futbollistja për mikrofonët e Marca -. “Data e vdekjes së Maradonës përkon me atë të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj femrave: nuk më duket se është mbajtur një minutë heshtje për të gjitha viktimat e kësaj dhune.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse femrat nuk meritojnë një minutë heshtje për , atëherë unë nuk jam e gatshme ta kujtoj një përdhunues.Të jesh një lojtar i shkëlqyeshëm, para se të kesh cilësi të mëdha teknike – të cilat sigurisht nuk i kanë munguar – së pari duhet të jesh një person i mirë dhe të kesh vlera dhe parime të shëndetshme “, përfundoi Paula.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment