Politike

E gjitha ‘top-secret’! Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes! Mos nxirrni detaje. Edhe Meta në heshtje

Me kërkesë të kompanisë do të mbahen të fshehta të gjitha elementet e kontratës që kanë të bëjnë lidhur me çmimin, afatet e dorëzimet dhe mënyrën e transportit. Po si do të miratohet marrëveshja në Kuvend?!
Featured image of article: E gjitha ‘top-secret’! Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes! Mos nxirrni detaje. Edhe Meta në heshtje Foto ilustruese

TIRANË– Qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë “Pfizer”, e cila ka sjellë në vendin tonë dozat e para të vaksinës anti-COVID. 

Siç bën me dije gazetari Adriatik Doçi, me kërkesë të kompanisë do të mbahen të fshehta të gjitha elementet e kontratës që kanë të bëjnë lidhur me çmimin, afatet e dorëzimet dhe mënyrën e transportit. Po si do të miratohet marrëveshja në Kuvend?!

Mësohet se marrëveshja do shqyrtohet fillimisht nga komisionet parlamentare përkatëse, përfshirë edhe Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Por të gjitha këto mbledhje do të zhvillohen në fshehtësi dhe jo online, njësoj si të tjerat. Përveç se procesverbali nuk do të bëhet publik, deputetët nuk do të marrin kopje të vaksinës dhe nuk do t’u jepet mundësia që ta fotografojnë. Pasi marrëveshja të kalojë në Kuvend, ashtu siç e paralajmëroi disa ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama, ajo do të dërgohet në duart e presidentit Ilir Meta. Edhe ky i fundit do të ketë detyrimin që të mbajë gjithçka sekret, duke mos publikuar asnjë detaje. Madje marrëveshja nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Nga ana e tij edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve të ruajnë fshehtësinë e marrëveshjes, duke shtuar se në seancë do të japin mendimin dhe votën e tyre. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sigurisht, deputetët nuk do të votojnë qorrazi. Do të njihen me aktin normativ, do të njihen me relacionin, do të njihen edhe me marrëveshjen. Çështja është që marrëveshja nuk do të botohet në faqen zyrtare. Marrëveshja do të jetë e depozituar si marrëveshje sekret, brenda të gjitha rregullave që përbën sekreti dhe konfidencialiteti i gjërave. Deputetët do të vinë, kush është i interesuar, të njihet me marrëveshjen në komisionin përkatës, duke pasur një kopje atje, do të bëjnë diskutimin përkatës online, pasi ta njohin marrëveshjen dhe, sigurisht, në seancë plenare do të japin edhe mendimin e tyre, edhe votën e tyre,”- ka pohuar Ruçi.

Dozat e para të vaksinës së “Pfizer” nisën të injektoheshin më 11 janar. Dosja.al zbuloi se Shqipëria i kishte marrë dorazi nga Gjermani, por kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur për të mos e zbuluar vendin nga vjen vaksina. Kjo sipas tij është kërkesë e vendit donator, pjesë të Bashkimit Europian. 

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “E gjitha ‘top-secret’! Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes! Mos nxirrni detaje. Edhe Meta në heshtje

  1. Ca eshte ky sekret o tepaudhe? Kujt i mbani sekrete? Popullit tuaj? Per cfare ju votuan, tu mbaje Kuvendi sekrete? Te gjitha shtetet kane deklaruar cfare kane nenshkruar ne marrveshje. Ca po beni o te cmendur? Vetem cmimin mund ta mbani sekret o budallenj. E dini ju se cfare cilesie do vije vaksina? Keni mundesi ta verifikoni? Leshte e maries. Prandaj vaksinat per ne duhej te porositeshin nepermjet BEse ose nje shteti te fuqishem sic eshte Gjermania, qe te kishim siguri. Cfare merdën po beni o idiote?

  2. Tualeti,Tualeti per Rilindjen eshte sekreti… Ka per te ik per lesh me depuleshet dhe me gjith Tespihe e Tosun Baç

Shto Koment